Secondary Adv

Strategji kombëtare për sigurinë kibernetike: Krijohet qendër ekselence, forcohen kapacitetet

Siguria kibernetike do të jetë në fokus të politikave të qeverisë për vitet që vijnë.

Strategjia kombëtare për sigurinë kibernetike për vitet 2025-2030 është hedhur për konsultim dhe  ka në fokus forcimin e kapaciteteve kombëtare për të identifikuar, parandaluar dhe menaxhuar kërcënimet kibernetike.

 

Baza e Strategjisë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike është mbrojtja e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të vendit, që përfshin rrjetet, sistemet dhe shërbimet që mbështesin funksionimin e shtetit dhe jetën e përditshme të qytetarëve.

 

Po ashtu në strategji parashikohet Ngritja e Qendrës Kombëtare të Ekselencës për Sigurinë Kibernetike Krijimi i Qendrës Kombëtare të Ekselencës për Sigurinë Kibernetike si një qendër inovative për kërkim dhe zhvillim teknologjik do të mundësojë bashkëpunimin e ngushtë mes akademisë, qendrave kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe institucioneve publike e private.

 

Në fokus  do të jenë edhe zhvillimi i startup-eve në fushën e sigurisë kibernetike përmes aksesit në burime kërkimore dhe trajnime profesionale, duke nxitur krijimin e zgjidhjeve teknologjike inovative për adresimin e kërcënimeve kibernetike dhe fuqizimin e ekosistemit kombëtar të sigurisë kibernetike.

 

Kjo strategji ka si qëllim kryesor forcimin e kapaciteteve kombëtare për të identifikuar, parandaluar dhe menaxhuar kërcënimet kibernetike, duke përfshirë mbrojtjen e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit, mbrojtjen e të dhënave sensitive dhe garantimin e vazhdimësisë së shërbimeve digjitale.

 

Një aspekt i rëndësishëm i kësaj strategjie është angazhimi i të gjithë aktorëve si: institucionet shtetërore, sektori privat, shoqëria civile dhe akademia, për të krijuar një ekosistem të koordinuar dhe gjithëpërfshirës të sigurisë kibernetike. /Ora News


Më të lexuarat